Sport

Hidhet shorti i Euro 2022 për femra, mësoni ndarjen e grupeve

Europiani 2022 për femra në futboll ka mësuar 4 Grupet ku 16 skuadra janë ndarë për të luftuar për trofeun e madh.

Në Manchester u hodh shorti për kompeticionin më të rëndësishëm për femra në futoll në kontinentin e vjetër dhe nuk mungojnë përballjet e forta teksa kujtojmë që Euro 2022 do të zhvillohet në Angli më 16-31 Korrik në verën e ardhshme.

Kampionet e Europës në fuqi, nuk do ta kenë të lehtë pasi do të jenë në Grupin C me Suedinë e Kosovare Asllanit të cilët arritën deri në finalen e Lojërave Olimpike, e gjithashtu do të kenë Rusinë dhe Zvicrën.

Grupi B është shumë i fortë gjithashtu teksa Gjermania do të ketë të bëjë me dy kombëtare të forta si Danimarka dhe Finlanda.

Organizatorët e Europianit, Anglia do të jenë në grupin A me Austrinë, Norvegjinë dhe me Irlandën e Veriut.

Ndërkohë në Grupin D janë shortuar, Franca, Italia, Belgjika dhe Islanda.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *