KryesoreLajme

Hetimi pasuror/ Ç’po bën SPAK me Erion Veliajn

Tashmë është e konfirmuar. Prokuroria e posatçme, vetëm 20 ditë pasi e ka marrë në pyetje Erion veliaj duket se ka nisur një hetim pasuror kundrejt kryebashkiakut të Tiranës. Ndonëse në ligj nuk është e specifikuar me praktikën e deri tanishme hetimi pasuror fillon vetëm pasi personat kalojnë nga ata që kanë djeni për ngjarjen në statusin e personit të marrë nën hetim. SPAK nuk e ka konfirmuar këtë të dytën, por gjithësesi duket se rrethi ndaj Veliajt po ngushtohet.

Një gjë është e qartë Prokuroria e Posaçme është duke verifikuar pasurinë e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe familjarëve të afërm të tij. Në një dokument të siguruar nga një bankë e nivelit të dytë konfirmohet kërkesa që prokurori i SPAK, Ols Dado u ka drejtuar të gjitha bankave të kësaj kategorie në Shqipëri, që të japin informacion për pasurinë e kryebashkiakut Erion Veliaj, bashkëshortes se tij, Ajola Xoxa, vëllait, Arbër Veliajt dhe nënës së tij, Shqiponjë Veliaj.

Në shkresën e SPAK thuhet se “Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka regjistruar procedim penal”. Nuk është e qartë nëse ky procedim penal ka nisur drejtpërdrejt me emrin e Erion Veliajt apo ai po hetohet si pjesë e dosjes së inceneratorëve, apo asaj 5 D. Nga emri i prokurorit Dado që ka nënshkruar kërkesën për hetim pasuror, nuk kuptohet mirë nëse kjo po kryehet në kuadër të dosjes për djegësin e Tiranës apo në kuadër të skandalit 5D të drejtorëve të bashkisë. Dado nuk është i përfshirë në hetimin e asnjërës prej këtyre dy çështjeve.

Lexo më shumë  Armë, municion, radio lidhje, policia tregon se çfarë konfiskoi në shtëpinë e një serbi në Zubin Potok

Në kërkesën e SPAK për bankat, kërkohet që të vendoset në dispozicion çdo informacion që lidhet me veprimet bankare dhe transaksionet financiare të kryera brenda dhe jashtë vendit për personat e cituar më lart. Gjithashtu SPAK ka kërkuar informacion edhe nëse këta persona që kanë edhe aktivitete komerciale, bashkëshortja e Veliajt në fushën e artit dhe i vëllai me një kompani të shpërndarjes së reklamave kanë marrë kredi si dhe historiku i shlyerjes së saj.

Gjithashtu përpos shkresës drejtuar bankave të nivelit të dytë Syri Tv ka njoftuar mëngjesin e së mërkurës dhe një dokument i ngjashëm për Veliajn dhe familjarët e tij i është dërguar nga SPAK edhe tek Inspektoriati i Lartë i Kontrollit dhe Deklarimit të Pasurisë.

Më 30 mars Erion Veliaj u pyet për më shumë se 8 orë në SPAK për çështjen e inceneratorit të Tiranës për tre çështje kryesore, për shkresat dërguar ministrave të financave si nismëtar i inceneratorit, për shkresën e famshme, kur pasi i mohohet nga ministria e financave, Veliaj merr personalisht angazhimin financiar për ndërtimin e inceneratorit si dhe për enigëmën e depozitimit të dherave, që i kanë dhënë mundësi bosëve të inceneratorëve të përfitojnë rreth 60 milionë euro shtesë nga intertet që depozitonin aty ata që hapnin gropa ndërtimi në Tiranë. 

Lexo më shumë  Bislimi: Serbia të mbahet përgjegjëse për gjenocidin në Kosovë

Deri më tani fati i atyre për të cilët SPAK ka nisur hetim pasurie nuk ka qenë i mirë, por askush nuk e mohon edhe hipotezën se kjo mund të jetë një manovër për ta pastruar kryebashkiakun sipas metodës “e hetuam thellësisht por doli i pastër”.

Nga ana politike kryeministri Rama ka lëshuar mesazhe kontradiktore në raport me mbrojtjen apo shitjen e atij që konsiderohet si delfini i tij. Ai njëherë ka thë në se i vetm që nuk lëshon është djali i vet i vogël, por nga ana tjetër u bashkua me “fjalë dhe preseje” me mesazhin publik të Veliajj që peretendonte se ai vetë nuk dinte gjë për drejtorët që kanë vjedhur pas shpinës së tij në bashki. /lapsi.al/

YouTube player