Lajme

Hetimi i neglizhuar/Si u kërcënua kryetari i bashkisë së Roterdamit në Tiranë në finalen e Conference League

Kryetari i bashkisë së Roterdamit, Ahmed Aboutaleb është kërcënuar gjatë finales së Conference League në Tiranë. Lajmi është bërë me dije nga Artan Hoxha.

Gazetari zbuloi në një intervistë detajet si u kërcënua kryebashkiaku dhe masat që u morën atë ditë, sikurse dhe hetimet që po vazhdojnë ende.

“Finalja e Conference League ishte e para e këtij trofeu dhe prandaj pati kaq jehonë. Së dyti dolën dy skuadra shumë të mëdha.

Kryetari i baskisë së Roterdamit ka ardhur ditën e finales në mëngjes. Funzone ishte në krah të ministrisë së Brendshme.

Autoritet holandeze e nisën hetimet sepse mes grupeve të tifozëve është nxjerrë një banderolë e shkruajtur në dialektin e gjermanishtes. Ka qenë një mesazh kërcënues për kryetarin e bashkisë së Roterdamit.

Menjëherë autoritetet atje kanë nisur hetimin dhe është kërkuar nga shqiptarët që të merrnin masa ekstra për ta siguruar. Është menduar që ky grup personash mund të rrezikonin jetën e kryetarit të bashkisë së Roterdamit. Autoritetet holandeze jo më larg se të martën e kaluar u kanë kërkuar autoriteteve tona informacion shtesë për disa persona qytetarë holandezë. Ata e kanë marrë shumë seriozisht këtë çështje. Ata duan të parandalojnë një ngjarje që mund tu ndodhë atje. Kanë kërkuar informacion shtesë.

Një hetim që ne në Shqipëri e kanë neglizhuar. Nuk e di përgjigjen, por edhe prokuroria shqiptare është duke e ndjekur këtë çështje. Kemi një hetim që vazhdon edhe në Shqipëri edhe në Holandë”, tha Hoxha në ABC Live.

Lexo më shumë  Shumica e shteteve të BE-së në favor të heqjes së masave ndaj Kosovës

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *