Bota

Hetimet inkriminojnë ish-Papa Benediktin: Dështoi të vepronte mbi abuzimin e fëmijëve nga pritërinjtë

Ish-Papa Benedikti XVI dështoi të vepronte për katër raste të abuzimit të fëmijëve kur ishte kryepeshkop i Mynihut. Në këtë përfundim ka arritur një hetim gjerman për Kishën Katolike.

Papa Benedikti, i quajtur atëherë Josef Ratzinger, mbajti postin nga viti 1977 deri në 1982, por ai i ka mohuar akuzat. Por një raport i ri mbi akuzat për abuzimin historik të kryer nga një firmë ligjore gjermane e inkriminoi ish-Papën.

Lexo më shumë  Aeroplani luftarak rus futet në hapësirën ajrore të Suedisë

Raporti i ri, i drejtuar nga Kisha Katolike, pretendon se atij iu thanë faktet e rasteve të abuzimit të fëmijëve, ndërsa vepronte si kryepeshkop, por nuk ndërmori asnjë veprim.

“Dy nga këto raste kanë të bëjnë me abuzime të kryera gjatë mandatit të tij dhe të sanksionuara nga shteti”, tha avokati Martin Pusch teksa shpalli raportin.

Abuzimi vazhdoi gjatë mandatit të tij dhe i akuzuari mbeti aktiv në rolet e kishës, thuhet më tej në raport.

Lexo më shumë  SHBA, Kievi dhe aleatët, refuzojnë ofertën e Putinit për armëpushim

Ish-Papa, tani 94 vjeç, u bë udhëheqësi i parë i Kishës që dha dorëheqjen në më shumë se 600 vjet, konkretisht në vitin 2013. Që atëherë, ai ka bërë një jetë kryesisht të qetë në qytetin e Vatikanit.

Rruga Press

YouTube player