KryesoreLajme

Hetemi: ‘Za n’kujtesë’, platformë e kujtesës mbi të vërtetën historike

Instituti për Krime të Luftës ka mbajtur në Prishtinë një forum ku është diskutuar për ushtarët shqiptarë të vrarë në ushtrinë jugosllave. Atdhe Hetemi, drejtor ekzekutiv i këtij instituti, tha se simpoziumi i sotëm kishte për qëllim jo vetëm dokumentimin e luftës në Kosovë, por edhe hetimin e krimeve që kanë çuar deri te lufta, sikundër është rasti i ushtarëve shqiptarë të vrarë në ushtrinë e ish-Jugosllavisë, etj.

Hetemi, duke folur për platformën e Institutit “Za n’kujtesë”, tha se simpoziumi i sotëm kishte për qëllim ndërtimin e një kujtese të thellë për krimet e kryera gjatë luftës për t’u ballafaquar me të kaluarën në formën më të guximshme, duke u bazuar mbi dëshmi, mbi të vërtetën historike e mbi të gjitha mbi dinjitetin njerëzor.

Lexo më shumë  Opinion në “EuObserver”: Si Shqipëria po shitet copa-copa për miliarderët

Hetemi, në “InfoPlus”, në RTK, vuri në pah angazhimin e këtij instituti përmes platformës “Za n’kujtesë”, në baza ditore edhe për çështjet që fatkeqësisht kanë ngelur jashtë narrativeve zyrtare, teksa shtoi se instituti që kryeson ai nuk ka mandatin vetëm në dokumentimin e luftës në Kosovë, por edhe në hetimin e krimeve që kanë çuar deri te lufta, sikundër është rasti i ushtarëve shqiptarë të vrarë në ushtrinë e ish-Jugosllavisë, etj.

“Platforma ‘Za n’kujtesë’ mëton që të trajtojë tematika që çuan deri te lufta dhe mëton të jetë një cikël i rregullt, i cili do të bëhet në bashkëpunim me institucionet e dijes dhe të grupeve të tjera që t’i sjellim në kujtesë këto tema të mos mbesin të harruara”, tha Hetemi.

Lexo më shumë  Policia arreston kandidatin e PDK-së, Qëndrim Kryeziu pas kundërshtimit të rrënimit të pompës së derivateve, e ndërtuar në tokë të Ministrisë së Bujqësisë: "Është e dajës tem"

Ai më tej vuri në dukje detyrat e Institutit për Krime Lufte, që, sipas tij, mbetet të arrihet funksionalizimi i plotë i këtij institucioni, dokumentimi i ngjarjeve gjatë luftës, digjitalizimi i materialeve, etj.

YouTube player