Heqja e vizave me Kinën, Shehu: Gabim i pafalshëm politik, do ketë pasoja të rënda!
Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka reaguar mbi heqjen e vizave me Kinën.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Shehu e ka quajtur një gabim i pafalshëm politik i cili do këtë pasoja të rënda për Shqipërinë, teksa ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se është duke kaluar VKM për heqjen e vizave me Kinën.
Sipas tij, Rama për të “zezën” e shqiptarëve po na drejton drejt Kinës, nën shembullin e Serbisë.
“Heqja e vizave me Kinën, një gabim i pafalshëm politik, me pasoja të renda për Shqipërinë!
Në vazhdim të drejtimit lindor të trajektores se Ramës.
Rama kalon VKM për heqjen e vizave me Kinën!
Asnjë vend i NATO dhe BE nuk ka bërë deri tashti një veprim të tillë.
Në Evrope vetëm Serbia e Bosnja kanë një regjim tillë me Kinën.
Ndërsa në Botë janë vetëm 36 shtete.
Një veprim ky i rrezikshëm për sigurinë tonë si Shqipëri e si anëtar i NATO.
Një sinjal ky tejet negativ për BE dhe rrugën tonë te integrimi.
Një “fotokopje” e qëndrimeve te Vuçiç, që bie ndesh me interesat tona.
Një rrezik me shume për ne, për tu “rritur” si qendër influencash kineze, spiunazhi të saj etj drejt Rajonit…
…Për tu “fuqizuar” si baze trafiqesh!
Shqiptarët kanë nevojë e dëshirë që tashme mbasi Qeveria Berisha liberalizoi vizat me vendet Shengen, të beje te njëjtin hap me ShBA, Britaninë etj te ngjashme.
Ndërsa Rama për të “zezën” tonë na drejton drejt Kinës, nen shembullin e Serbisë.
Turp i madh ky, edhe si reminishence e diktaturës!”, ka shkruar Shehu.
Rruga Press