Lajme

Heqja e licencës së KlanKosova, gazetari: Qeveria ka të drejtë, ja raporti i Parlamentit Evropian për këtë media

Gazetari Vudi Xhymshiti në një emision në median shqiptare foli në lidhje me procedurën e ndërmarrë nga qeveria e Kosovës për të hequr licencën e televizionit KlanKosova.

Gazetari deklaroi se Qeveria e Republikës së Kosovës ka të drejtë që të bllokojë çdo media që punon kundër interesit kombëtar.

Ai tha se është e provuar sipas raportit të Parlamentit Evropian që media në fjalë ka shpërndarë dezinformata kundër imazhit të Kosovës dhe sipas hulumtimeve është financuar nga Serbia.

“Ajo çfarë ne kemi parë deri më tani është raporti i PE që thotë se Klan Kosova ka udhëhequr me shpërndarjen e informacioneve të rreme dhe propagandë duke dëmtuar qëllimshëm imazhin e Kosovës në raport me ndërkombëtarët.

Lexo më shumë  Bie propaganda e Ramës për “rritjen” e pagës mesatare, Shqipëria e fundit në rajon

Ne nuk mund ta kontestojmë raportin e Parlamentit Evropian. Në këtë moment që ne flasim që burimet financiare të këtij televizioni, baza e regjistrimit administrativ, është Serbia. Një shtet që është i përfshirë në veprimtari të plotë për të rrezikuar integritetin territorial dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës me organizatat kriminale që pretendojnë që janë protestues.

Në saj të të interesit të sigurisë kombëtare, Kosova ka absolutisht të drejtë ta pezullojë veprimtarinë e plotë të Klan Kosovës. Ashtu sikurse ka pasur të drejtë Britania e Madhe dhe Bashkimi Evropian të bëjnë suspendimin e plotë të Russian Today dhe Sputnik.

Lexo më shumë  Kosova bëhet me muze dokumentimi të krimeve të Serbisë

Ne nuk mund të bëhemi hipokrit dhe të themi që BE ka të drejtë të bllokojë propagandën ruse në BE, ndërkohë që Kosova nuk ka të drejtë të suspendojë propagandën serbe në Kosovë”, tha Xhymshiti.

Intervista e plotë 👇

YouTube player

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *