Lajme

Heqja e imuniteti të Sali Berishës, cila është rruga që do ndjekë tani SPAK pas vendimit në Kuvend?

Kuvendi i Shqipërisë i dha sot dritën jeshile Prokurorisë së Posaçme duke votuar me 75 vota pro për heqjen e imunitetit të deputetit Sali Berisha. Mësohet se 71 vota i kanë dhënë socialistët ndërsa 4 të tjerat Partia Social Demokrate e Tom Doshit.

Por cila është procedura që ndiqet pas votimit në Kuvend?

Lexo më shumë  Pishë Poro–Nartë po betonizohet mes zonës së mbrojtur dhe heshtjes institucionale

Direkt pas vendimit, një përqaqësues i Kuvendit paraqitet në SPAK për të dorëzuar vendimin e marë nga Kuvendi në seancën e sotme të protokolluar. Pasi SPAK merr zyrtarisht hapin procedurial dhe njihet me relacionin e Kuvendit, i drejtohet GJKKO konkretisht gjyqtares Irena Gjoka për të kërkuar zëvendësimin e masës së sigurisë nga detyrim paraqitje dhe bllokim pasaporte, në masën arrest me burg apo arrest shtëpie.

Lexo më shumë  Infermierja e psikiatrisë në Tiranë trajton në mënyrë çnjerëzore të sëmurën

Pas vendimit të gjykatës, agjentët e BKH-së dhe Policia e Shtetit ekzekuton vendimin për arrestin e Berishës.

YouTube player