Lajme

Heqja e imuniteti të Sali Berishës, cila është rruga që do ndjekë tani SPAK pas vendimit në Kuvend?

Kuvendi i Shqipërisë i dha sot dritën jeshile Prokurorisë së Posaçme duke votuar me 75 vota pro për heqjen e imunitetit të deputetit Sali Berisha. Mësohet se 71 vota i kanë dhënë socialistët ndërsa 4 të tjerat Partia Social Demokrate e Tom Doshit.

Por cila është procedura që ndiqet pas votimit në Kuvend?

Lexo më shumë  Deri në 1800 euro në muaj, qiratë e banesave në Tiranë po bëhen të papërballueshme!

Direkt pas vendimit, një përqaqësues i Kuvendit paraqitet në SPAK për të dorëzuar vendimin e marë nga Kuvendi në seancën e sotme të protokolluar. Pasi SPAK merr zyrtarisht hapin procedurial dhe njihet me relacionin e Kuvendit, i drejtohet GJKKO konkretisht gjyqtares Irena Gjoka për të kërkuar zëvendësimin e masës së sigurisë nga detyrim paraqitje dhe bllokim pasaporte, në masën arrest me burg apo arrest shtëpie.

Lexo më shumë  Kurti kujton grevën e minatorëve të Trepçës: “Kosova Republikë”, akti që hapi epokën e rezistencës”

Pas vendimit të gjykatës, agjentët e BKH-së dhe Policia e Shtetit ekzekuton vendimin për arrestin e Berishës.

YouTube player