KryesoreLajme

Heqja e flamujve të UÇK-së në ndeshjen me Serbinë, aktivistët protestë para FSHF

Disa aktivistë dhe tifozë të kombëtares shqiptare të futbollit protestuan pasditen e djeshme përpara zyrave të Federatës Shqiptare të Futbollit, ku nuk munguan përplasjet me policinë dhe sigurinë.

Reagimi i tifozëve vjen pasi FSHF urdhëroi që asnjë simbol i UÇK-së, flamur apo fanellë, të mos ishte në stadiumin “Arena Kombëtare” për ndeshjen kundër Serbisë. Policia tërhoqi me forcë flamujt nga stadiumi dhe largoi tifozët me bluzat e UÇK-së.

Lexo më shumë  Kurti priti organizatat ndërkombëtare të gazetarëve: Kosova ka mjedis mediatik pluralist, shqetësuese mungesa e transparencës së pronësisë së mediave

Për këtë ngjarje, disa tifozë shkuan të enjten mbrëma në zyrat e FSHF-së në Tiranë dhe vendosën flamujt e UÇK-së jashtë rrethimit të institucionit. Aktivisti Gent Progni është penguar teksa po vendoste flamujt nga një civil që ka tentuar t’i hiqte ato. Personi në fjalë dyshohet të jetë punonjës i një kompanie private sigurie, edhe pse nuk mbante uniformë apo identifikim zyrtar. Kujtojmë se për largimin e flamujve të UÇK-së nga stadiumi kombëtar reagoi edhe Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL).

Lexo më shumë  Haxhiu: Ndërhyrja e NATO-s, përgjigje ndaj gjenocidit
YouTube player