KryesoreLajme

Heqja e dinarit, Von Cramon: Euroja, valuta e vetme në Kosovë! Periudha e tranzicionit e nevojshme

Nxjerrja nga qarkullimi i dinarit serb në Kosovë, vendim që u mor nga Banka Qendrore, ka nxitur reagime të shumta kundër nga ndërkombëtarët.

Sidoqoftë një nga zyrtaret e huaja që ka qenë pro vendimit, është eurodeputetja dhe raportuesja për Kosovën në PE, Viola von Cramon.

Ajo e konsideron vendimin të drejtë, megjithatë theksoi se në lidhje me çështjen duhet të kishte më shumë komunikim. Cramon është linjëzuar me qasjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti i cili tha se do duhet një fushatë më e drejtpërdrejt komunikimi me aleatët për të mos ngritur pretendime të paqena dhe se do duhet një periudhë tranziocioni për këtë çështje.

Lexo më shumë  Konjufca priti në takim Kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi

“Sipas Kushtetutës së Kosovës, euro është valuta e vetme në Republikën e Kosovës. Pra, në parim, vendimi për përdorimin e dinarit apo të ndonjë monedhe tjetër është absolutisht legjitim dhe nuk duhet kritikuar.

Ai duhet të synojë të sigurojë kontrolle të duhura financiare për të shmangur krimet financiare, pastrimin e parave, financimin e terrorizmit, etj. Megjithatë, vendimi aktual për ndalimin e dinarit serb erdhi shumë papritur.

Ajo që duhej nga këndvështrimi ynë është komunikimi i duhur, më shumë informacion dhe një periudhë tranzicioni. Në të vërtetë, disa çështje duhet të zgjidhen përpara hyrjes në fuqi të ndalimit, të cilat nga këndvështrimi im duket se nuk janë zgjidhur ende, kështu që vendet e QUINT-it kanë kërkuar ndalimin e zbatimit të vendimit për të lejuar këtë punë të kryhet”, u shpreh eurodeputetja, Viola Von Cramon.

Lexo më shumë  Patronazhistët rusë në Moldavi
YouTube player