KryesoreLajme

Helmimi masiv në Krujë, PD kërkon diksutime në Kuvend, PS: Mos e politizoni!

 Kryetari i grupit parlamentar në Partinë Demokratike, Alfred Rushaj ka kërkuar që në nisje të Kuvendit ndryshimin e rendit të ditës për ngjarjen në Krujë. Në fjalën e tij, në Kuvend, Rushaj tha se duhet të flitet për helmimin e qytetarëve nga uji në Krujës. Por kërkesa e tij u hodh poshtë nga kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i cili theksoi se nuk mund të ndryshohej rendi i ditës. Por propozoi që në seancën e ardhshme, opozita të kërkojë një interpelancë për situatën në Krujë.

DEBATI NË KUVEND: 

Alfred Rushaj: Depozituam një kërkesë. Ka një ngjarje të rëndë në Krujë. Janë qindra qytetarë qëjanë detyruar që të shkojnë në spital. Kërkojmë që të ndryshohet rendi i ditës dhe të vendoset pikë e parë, situata në Krujë.

Lexo më shumë  Ola Xama: Gazetaria në Shqipëri është shumë e vështirë! Të respektohet liria jonë!

Balla: Dua t’i uroj shërim të shpejtë banorëve. Rezulton të jenë të kontaminuar nga uji i pijshëm prokuroria po bën hetimet. Nuk e di që Kuvendi ka atribute të bëjë qoftë e hetime penale qoftë të karakterit mjekësor. Hyn si pikë e parë e rendit të ditës në seancën e ardhshme. Sot nuk hyn dot në rendin e ditës sepse nuk ka një interpelancë për këtë çështje.

Rushaj: Kërkuam që kjo seancë të fillojë më diskutime për atë ngjajrë që është shumë e rëndë. Në këtë Kuvend kemi deputetë që përfaqësojnë qytetin.

Balla: Nuk e ndryshojmë rendin si ta keni oreksin ju. Çështjet që diskuton Kuvendi nuk janë debate kafenesh. Nuk duhet politizuar ajo ngjarje. Le të presim të bëhet detyra dhe kërkoni një interpelancë secilën prej ministrave. Zonja kryetare nuk kemi çfarë votojmë. Mos të kthehet në praktikë, që bëhet debat për një çështje.

Rushaj: Unë propozoj që ta hedhim në votë dhe të ndrshojmë rendin e ditës për këtë ngjarje shqetësuese.

Lindita Nikolla: Mirë është që të presim përgjigjen e organeve kushtetuese. Është edhe në nderin tuaj për të mos bërë politikë me këto situata. Nuk është koha që të ndryshojmë rendin e ditës.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *