Bota

“Helmim, sëmundje e papritur, apo aksident”/ Elita ruse dëshiron të vrasë Putinin

Elita ruse thuhet se po planifikon të vrasë presidentin rus Vladimir Putin. Lajmi është konfirmuar sipas inteligjencës ukrainase që citojnë mesazhin e Drejtorisë kryesore të Inteligjencës së Ministrisë së Mbrojtjes të Ukrainës (GUR).

Njoftimi fillon me: “Helmim, sëmundje e papritur ose dhe  aksident – ​​elita ruse po shqyrton mundësinë e zëvendësimit të Putinit”. Midis biznesit dhe elitës politike ruse, po formohet një grup njerëzish me ndikim kundër Vladimir Putinit. Qëllimi i tyre është të largojnë Putinin nga pushteti sa më shpejt të jetë e mundur dhe të rivendosen lidhjet ekonomike me Perëndimin, të shkatërruara nga luftërat në Ukrainë.

Lexo më shumë  Si po shpenzon Republika Sërpska miliona dollarë për lobim në SHBA

Ishte Bortnikov dhe departamenti i tij ata që ishin përgjegjës për të analizuar gjendjen shpirtërore të popullsisë së Ukrainës dhe aftësinë e ushtrisë ukrainase. Dihet se Bortnikov dhe disa përfaqësues të tjerë me ndikim të elitës ruse po shqyrtojnë opsione të ndryshme për largimin e Putinit nga pushteti,”,-thuhet më tej në mesazhin e GUR-it.

Inteligjenca ukrainase vëren se është e mundur që “rrjedhja” e fundit e vendndodhjes së njësive çeçene në veri të Kiev-it të jetë e lidhur me këto procese. 

Marrë nga objektiv.rs

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *