Lajme

Haxhiu: Zbatohen 55 % e aktiviteteve të strategjisë për sundim të ligjit

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se sot ka mbajtur takim me Komitetin Drejtues për Strategjinë për Sundimin e Ligjit, ku me sukses kanë votuar Raportin e zbatimit për vitin 2023.

E para e drejtësisë ka theksuar se 55 % të aktiviteteve të parapara në Strategjinë për Sundimin e Ligjit janë zbatuar plotësisht,, ndërsa 26 % janë në proces të zbatimit.

Lexo më shumë  Kurti takon arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, Andrija Mutnjakoviq

“Sot në takimin e Komitetit Drejtues për Strategjinë për Sundimin e Ligjit, me sukses votuam Raportin e zbatimit për vitin 2023. Pavarësisht prej kompleksitetit të aktiviteteve të parapara me Strategji, Ministria e Drejtësisë dhe institucionet e tjera kanë shprehur dedikim në zbatimin e rekomandimeve që parashihen me Strategji”, ka shkruar ministrja Haxhiu.

“Përkushtimi ynë do të vazhdojë tutje në adresimin e ngecjeve eventuale dhe në zbatimin e plotë të Strategjisë”, ka shkruar ministrja e Drejtësisë, Haxhiu.

Lexo më shumë  Konjufca pret në takim homologun e tij nga Maqedonia e Veriut

Rruga Press

YouTube player