KryesoreLajme

Haxhiu vlerëson mbështetjen suedeze për auditimin

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, priti sot në takim Auditoren e Përgjithshme të Suedisë, Christina Gellerbrant Hagberg, e shoqëruar nga delegacioni i Zyrës Kombëtare të Auditimit të Suedisë.

Presidenca njofton se në takim u vlerësuan marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet Kosovës dhe Suedisë, si dhe mbështetja e vazhdueshme suedeze për forcimin e institucioneve të Republikës së Kosovës.

Sipas njoftimit, U.D. Presidentja Haxhiu theksoi rëndësinë e auditimit të pavarur për transparencën, llogaridhënien dhe menaxhimin e përgjegjshëm të parasë publike. Ajo vlerësoi punën e Zyrës Kombëtare të Auditimit të Kosovës dhe rolin e saj në forcimin e besimit të qytetarëve në institucionet publike.

Lexo më shumë  SPAK kërkon dy vite burg për Benet Becin, akuzohet për favorizim në tender kur drejtonte KESH

Në veçanti, ajo shprehu mirënjohje për mbështetjen që Zyra Kombëtare e Auditimit e Suedisë i ka dhënë ZKA-së ndër vite, duke kontribuar në ngritjen e kapaciteteve profesionale, zhvillimin institucional dhe avancimin e praktikave të auditimit në përputhje me standardet ndërkombëtare.

Në takim u nënvizua rëndësia e vazhdimit të bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve të auditimit, me fokus në forcimin e kapaciteteve profesionale, shkëmbimin e përvojave dhe zbatimin e standardeve ndërkombëtare të auditimit.

Lexo më shumë  Lista Studentore vizitojnë manastiret në Kosovë, nuk dallojnë në deklarime me regjimin e Vuçiqit

Haxhiu rikonfirmoi përkushtimin e Kosovës për qeverisje të mirë, transparencë, integritet institucional dhe llogaridhënie publike.

Rruga Press

YouTube player