KryesoreLajme

Haxhiu: VETËVENDOSJE! e ka përmbushur detyrën, tani përgjegjësia bie mbi opozitën

Deputetja e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Albulena Haxhiu, ka deklaruar sot para nisjes së vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës se partia e saj e ka kryer pjesën e vet të përgjegjësisë dhe tash pret reflektim nga opozita.

“Çkado që ka qenë në dorën tonë, ne e kemi bërë. Tani përgjegjësia për tejkalimin e kësaj situate mbetet te opozita. Siç e kam theksuar edhe më herët, shpresojmë që të reflektojnë në mënyrë që të mund ta konstituojmë Kuvendin dhe të ecim përpara në shërbim të qytetarëve”, u shpreh Haxhiu.

Lexo më shumë  Protesta studentore e 13 tetorit/ “Nuk na dëgjuan as atëherë, nuk dëgjojnë as sot”, protestuesi: Universiteti duhet të ketë vlera, nesër të gjithë bashkë

Rruga Press

YouTube player