Haxhiu: VETËVENDOSJA e ka trajtuar politikën, pra jo si mjet për pushtet por si mjet për ndërgjegjësim
Kryetarja e gruas në Lëvizjen Vetëvendosje, Albulena Haxhiu në 20 vjetorin e themelimit të LVV-së tha se kjo parti e ka trajtuar politikën si mjet për ndërgjegjësim.
“Si Vetëvendosje e ka trajtuar politikën, pra jo si mjet për pushtet por si mjet për ndërgjegjësim. Pra, VV-ja ka insistuar në lidhjen e ngushtë mes qytetarit dhe politikës. Nuk është ndërtuar mbi interesa personale, por mbi parime Mbi guximin për të qenë i drejt edhe atëherë kur është shumë i vështirë. Një tjetër është roli i VV-së në thyerjen e paragjykimeve gjinore, shumë prej aktivisteve tona që kanë qenë të arrestuara ndër vite janë përballur me mendimet ‘qysh po proteston, je vajzë, vajzat nuk protestojnë, nuk burgosen’. E pra, aktivistja e Vetëvendosjes ka arritur ta emancipojë edhe të tregojë që përgjegjësia për këtë vend është edhe e vajzave edhe e djemve”, ka theksuar Haxhiu.
Rruga Press

