Haxhiu takohet me u.d kryesuesen e KGJK-së, diskutojnë për zhvillimet aktuale në sistemin gjyqësor
Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka prit në takim ushtruesen e detyrës së Kryesueses së Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Arjeta Sadiku.
Haxhiu këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në profilin e saj në rrjetin social Facebook, duke treguar se temë e diskutimit ishin zhvillimet aktuale në sistemin gjyqësor, forcimin e sundimit të ligjit dhe rritjen e efikasitetit institucional.
Postimi i saj i plotë:
Gjatë takimit me ushtruesen e detyrës së Kryesueses së Këshillit Gjyqësor të Kosovës, znj. Arjeta Sadiku, diskutuam mbi zhvillimet aktuale në sistemin gjyqësor, forcimin e sundimit të ligjit dhe rritjen e efikasitetit institucional.
U theksua rëndësia e bashkëpunimit ndërinstitucional në funksion të rritjes së besimit të qytetarëve në sistemin gjyqësor.
Rruga Press

