Lajme

Haxhiu: Studentët e UP-së shkëlqyen në garën Willem C. Vis International Commercial Arbitration Moot. Një triumf i jashtëzakonshëm për ekipin e Fakultetit Juridik të UP-së

Studentët e Universitetit të Prishtinës, Fakulteti Juridik kanë marrë pjesë në garën Willem C. Vis International Commercial Arbitration Moot. Ata kanë dalë me arritje të larta. Këtë njoftim e jep ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu.

Statusi i plotë më poshtë:

Një triumf i jashtëzakonshëm për ekipin e Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës!

Ata shkëlqyen në garën Willem C. Vis International Commercial Arbitration Moot!

Kjo është një fitore e jashtëzakonshme për studentët e Universitetit të Prishtinës, të cilët treguan aftësi dhe talent në fushën e drejtësisë ndërkombëtare.

Me më shumë se 400 universitete të përfshira në garë, kjo pozicionon ekipin tonë në një nivel të lartë, duke lënë pas universitete të shumta prestigjioze botërore.

Dea, Morea, Ariana, Melisa, Noli dhe Rea na bënë krenarë të gjithëve. Ata na treguan edhe njëherë potencialin që ka rinia jonë. Ata janë shembulli më i mirë i përkushtimit, punës së palodhur dhe talentit bashkë me trajnerët e tyre të palodhshëm, të cilët i përgëzoj poashtu.

Performancë fantastike ekipi ka treguar që në garat përgatitore.

Faleminderit që po e vendosni Kosovën në hartat e suksesit! 🏆❤️

Rruga Press

Lexo më shumë  Kurti: Trashëgimtarët e Millosheviqit në Beograd refuzojnë t’i hapin arkivat për t’i zbuluar lokacionet e varrezave masive
YouTube player