Lajme

Haxhiu: Serbia t’i dorëzojë kriminelët e luftës

Në Ditën Ndërkombëtare Kundër Dhunës Seksuale në Konflikt, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se bota duhet të flasë edhe më shumë për dhunimet që u janë shkaktuar popullsisë civile gjatë luftës në Kosovë.

Ai shkroi në Facebook të hënën se gjithashtu duhet zëshëm t’i kërkohet Serbisë t’i dorëzojë kriminelët e luftës “që po mbahen në Serbi”.

“Në Ditën Ndërkombëtare të Eliminimit të Dhunës Seksuale në Konflikt, bota duhet të flas edhe më shumë për dhunimet që u shkaktuan ndaj popullsisë civile gjatë luftës në Kosovë, e madje zëshëm duhet t’i kërkohet Serbisë t’i dorëzojë kriminelët e luftës që po mbahen në Serbi. Serbia është adresa ku duhet drejtuar thirrja për drejtësi, nga bota demokratike që ka për bazë lirinë dhe të drejtat e njeriut”, tha Haxhiu.

Lexo më shumë  Kurti takoi ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, diskutuan për disa tema të rëndësishme

Ministrja e Drejtësisë u shpreh se rreth 20 mijë dhunime seksuale gjatë luftës nuk mund as të harrohen, e as të falen.

“Do të punojmë çdo ditë që kriminelët të dalin para drejtësisë”, shtoi ajo.

Rruga Press

YouTube player