KryesoreLajme

Haxhiu: Sami Lushtaku personalisht ka tentuar të sulmojë eskortën e Kryeministrit

Albulena Haxhiu, kandidate e Lëvizjes VETËVENDOSJE! për deputete, njëherësh edhe ministre e Drejtësisë theksoi se Sami Lushtaku mbrëmë personalisht ka tentuar të sulmojë eskortën e kryeministrit, Albin Kurti.

Haxhiu në një postim në Facebook shkruan se Lushtaku me veturë zyrtare, 02Z, të Komunës së Skënderajt, e ka pre rrugën e veturës së Kryeministrit me qëllim sulmin.

Lexo më shumë  Costa nis vizitën në Kosovë, takon Haxhiun

“Sami Lushtaku mbrëmë personalisht ka tentuar të sulmojë eskortën e Kryeministrit. Ai me veturë zyrtare, 02Z, të Komunës së Skenderajt, e ka pre rrugën e veturës së Kryeministrit me qëllim sulmin.

Dëgjova që disa gazetarë të Klan Kosovës e kanë pyetur Kryeministrin se po i përdorë veturat zyrtare, ndoshta është mirë me e pyet Saminë se prej cilës pompë të benzinës i ke komandu huliganët tu, para se të nisesh si i frustruar”, shkruan ajo.

Lexo më shumë  “Shqipëria nuk është në shitje!”/ Nis protesta e tretë e qytetarëve kundër projektit në Zvërnec

Telegrafi ka tentuar të marr një përgjigje nga nënkryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, por i njëjti nuk është përgjigjur.

Rruga Press

YouTube player