KryesoreLajme

Haxhiu publikon video nga viti 2014: Edhe Thaçi ishte kryeministër kur votoi si deputet

Ish-ministrja e Drejtësisë nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka reaguar ndaj kritikave të opozitës për dështimin e konstituimit të legjislaturës së re, duke i cilësuar deklaratat e tyre si hipokrite.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka publikuar një video nga seanca konstituive e vitit 2014, ku shihet Hashim Thaçi duke marrë pjesë në votim si deputet, ndërkohë që siç ka thënë ishte ende kryeministër në detyrë.

Lexo më shumë  LVV reagon ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese: Inkoherenca e thellë dhe abus de droit nga Gjykata Kushtetuese

“Për opozitarët dhe hipokrizinë me veprimin e sotëm e deklarimet e tyre. Ja një shembull tipik për të kuptuar që situata e sotme nuk përbën asgjë ndryshe nga praktikat e mëhershme”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

YouTube player