Lajme

Haxhiu pret në takim shefin e BE-së në Kosovë, flasin për zhvillimet aktuale në vend

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim, Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Kosovën dhe njëherësh shef i Zyrës së BE-së në Kosovë, Dirk Schuebel.

Në njoftimin e Presidencës thuhet se në takim u diskutua për zhvillimet aktuale në vend, perspektivën evropiane të Kosovës, procesin e reformave dhe bashkëpunimin e mëtejmë me Bashkimin Evropian.

Lexo më shumë  Vodhi 69 mln lekë, gjykata i zëvendëson masën nga “arrest në burg” në arrest shtëpie ish-drejtoreshës së Postës Durrës

“Orientimi euroatlantik i Republikës së Kosovës është i palëkundur. Vendi ynë mbetet i përkushtuar ndaj sundimit të ligjit, reformave dhe avancimit të procesit të integrimit evropian”, citohet të ketë thënë Haxhiu.

Ajo thuhet se ka nënvizuar se Kosova e vlerëson lart partneritetin me Bashkimin Evropian dhe se ka shprehur gatishmërinë për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit gjatë mandatit të Schuebelit.

Lexo më shumë  Sot mblidhet për herë të parë Kryesia e Kuvendit të legjislaturës së 11-të të Kosovës

Rruga Press

YouTube player