KryesoreLajme

Haxhiu: Nuk ka pasur ndryshim të rendit të ditës, opozita po bllokon pa arsye

Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetare të Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, pas dështimit të radhës të seancës konstituive, ka hedhur poshtë pretendimet e opozitës se është ndryshuar rendi i ditës, duke thënë se gjithçka është bërë në përputhje me rregulloren e Kuvendit.
“Ata thonë që e keni ndryshuar rendin e ditës – kjo nuk qëndron. Kryesuesi i seancës në përpikëri, ashtu siç shkruan në Rregullore të Kuvendit, i është përmbajtur rendit të ditës. Ne nuk kemi bërë ndryshim të rendit të ditës. Kryesuesi është në përputhje të plotë me rregulloren e punës së Kuvendit. Edhe aktgjykimi e konfirmon që nuk ka pasur ndryshim të rendit të ditës”, tha Haxhiu.

Lexo më shumë  Mesazh nga Diaspora: Autokolonë nga Londra drejt Shqipërisë për protestën e 20 qershorit

Ajo reagoi edhe ndaj pretendimeve se mungon mocioni procedural për votimin e fshehtë, duke theksuar se Gjykata Kushtetuese nuk ka përcaktuar mënyrën e votimit – të hapur apo të fshehtë – dhe se propozimi për formimin e Komisionit është bërë në përputhje me praktikat parlamentare.

“E dyta, thonë që duhet mocion procedural për mocion të fshehtë – edhe kjo është e paqëndrueshme. Sepse Gjykata Kushtetuese ka thënë se nuk është e përcaktuar se a shkohet me votim të fshehtë apo të hapur. Është seanca e 35-të kur kryesuesi propozon formimin e Komisionit dhe 35 herë deputetët e opozitës kanë ardhur në seancë dhe nuk e di pse kanë ardhur, duke qenë se as nuk kanë votuar për, as nuk kanë abstenuar dhe as nuk kanë votuar kundër”, tha ajo.

Lexo më shumë  Parlamenti Evropian miraton raportin për Kosovën: Mbështetje aplikimit për anëtarësim në BE, thirrje për shtetet mosnjohëse që ta njohin Kosovën, mbështetje bashkëpunimit në mbrojtje mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë

Haxhiu kritikoi gjithashtu sjelljen e opozitës në seancë, duke theksuar se në një seancë konstituive nuk lejohet debat, ndonëse disa deputetë kanë marrë fjalën vazhdimisht.

“E shohim në seancë disa herë dhe flasin. Në seancën konstituive nuk ka debat, nuk lejohet debati,” përfundoi Haxhiu.

Rruga Press

YouTube player