Lajme

Haxhiu në Kroaci, përplaset me sekretaren serbe të Drejtësisë: Ju pëlqeu apo jo, Kosova është shtet i pavarur – vendi juaj ka kryer krime

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu është duke marrë pjesë në konferencën rajonale “Një kulturë integriteti, rritja e parandalimit të korrupsionit” që po mbahet në Kroaci.

Gjatë diskutimit në panel, ministrja Haxhiu ka pasur një përplasje me sekretaren e përgjithshme të Ministrisë së Drejtësisë së Serbisë, Bojana Shqeanoviq, pasi që kjo e fundit iu referua Kosovës si “Kosova e Metohija”.

Telegrafi ka siguruar momentin kur ministrja Haxhiu i përgjigjet ashpër sekretare serbe duke i thënë se “Kosova është shtet i pavarur që nga vitit 2008”.

Lexo më shumë  Kamberi për gazetën gjermane: Demokratizimi i Serbisë nuk mund të bazohet në riprodhimin e modeleve të vjetra nacionaliste

“Kosova është shtet i pavarur që nga viti i 2008, dhe ju pëlqeu apo jo kjo është fare pak e rëndësishme. Republikën e Kosovës e kanë njohur më shumë se 100 shtete dhe sigurisht jemi duke punuar që Republika e Kosovës të njihet edhe nga shtete tjera”, i është kundërpërgjigjur Haxhiu.

Ajo më tej ka kërkuar nga sekretarja serbe që të kërkoj falje për krimet që ka kryer vendi i saj.

Lexo më shumë  Kurti: Shtesat për lehonat prej 500 eurosh janë ekzekutuar sot

“Ju përfaqësoni një vend që ka kryer krime të luftës qoftë në Kroaci, Bosnje apo edhe Kosovë. Andaj duhet të kërkoni falje për krimet që i ka bërë vendi juaj”, ka thënë Haxhiu.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *