KryesoreLajme

Haxhiu: Kërkesa për urdhërarrest ndërkombëtar, për kriminelët e masakrës së Reçakut është lajm i mirë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se kërkesa për lëshimin e urdhërarrestit ndërkombëtar për kriminelët e masakrës së Reçakut është lajm i mirë për drejtësinë dhe shtetin, duke shtuar se për herë të parë po shihen përpjekjet serioze për trajtimin e krimeve të luftës.

Ajo në një postim në Facebook ka shkruar se ky është një lajm që qytetarët dhe familjarët e të vrarëve e prisnin prej vitesh.

“Qeverisjet e kaluara sikurse edhe sistemi prokurorial në krye me ish- kryeprokurorin Lumezi nuk kanë pasur as vullnetin e as interesin për trajtimin serioz të këtyre krimeve ndaj popullit tonë. A duhet të japin përgjegjësi për gjithë këtë mosveprim? A duhet të japin përgjegjësi KPK që ende edhe përkundër faktit që kemi shtuar buxhetin që më shumë se 16 muaj, nuk është plotësuar me prokurorë e bashkëpunëtorë, Departamenti për krime lufte në kuadër të PSRK? A ka përgjigje sistemi se pse nuk po zbatohen dispozitat për gjykimin në mungesë të kriminelëve të luftës edhe përkundër që kemi hequr pengesat?”, ka shkruar ajo.

Lexo më shumë  Deputeti finlandez: Serbia nuk mund të ndikojë te shumica e shteteve kundër Kosovës në KiE

Haxhiu ka theksuar se është tejet e rëndë që misionet e instaluara në Kosovë, UNMIK e EULEX sikurse edhe sistemi jonë i drejtësisë nuk kanë bërë sa duhet në drejtim të hetimit dhe gjykimit të shumë krimineleve të luftës me qëllim që të sjellim drejtësi për qindra masakra në Kosovë sikurse edhe për Masakrën e Reçakut të cilën e rikujtuam dje.

Lexo më shumë  KFOR, EULEX dhe Policia e Kosovës do të zhvillojnë stërvitje të përbashkët për testim force

“Shumë më tepër do të mund të bëhej menjëherë pas luftës, sidomos pas shpalljes së pavarësisë, e në veçanti nga 2018 e këtej. Institucionet tona jo vetëm që janë themeluar nga gjaku i të rënëve dëshmorë edhe martirë, por e kanë obligim themeltar të sjellin drejtësi për secilin krim të kryer nga shteti i Serbisë”, ka përfunduar Haxhiu.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *