KryesoreLajme

Haxhiu: Institucionet të angazhohen kur gratë trajtohen si objekt i partnerëve

“Vetëm Po, nënkupton Po” ishte konferenca që trajtoi harmonizimin e legjislacionit vendor me Konventën e Stambollit në raport me dhunën seksuale.

Gratë nga fushëveprime dhe institucione të ndryshme shprehën nevojën e dënimit meritor të rasteve që kanë për bazë dhunën gjinore.

“Është jashtëzakonisht e rëndësishme që të angazhohemi si institucione që të ndalojmë veprime të tilla ku cenohet autonomia e trupit dhe ku gratë konsiderohen si objekt i partnerëve apo bashkëshortëve të tyre, apo kujtdo tjetër”, tha ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Lexo më shumë  Danimarka pas kërcënimeve të Trumpit për Groenlandën: SHBA-ja po rrezikon bashkëpunimin në NATO

Ajo ka folur për ndryshimin e narratives për dhunën në familje, duke potencuar se më parë është parë si çështje private.

Tutje Haxhiu përmendi ndryshimet legjislative që janë ndërmarrë në këtë drejtim, në mënyrë që praktika institucionale të avancojë sa i përket trajtimit të këtyre rasteve.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  Në vitin 2026, agroindustria pret rritje të kostove dhe rënie konsumi në Shqipëri