KryesoreLajme

Haxhiu i kërkon ministres serbe të Drejtësisë transferimin e 4 shtetasve të Kosovës që po mbahen në burgjet e Serbisë

Ministrja e Drejtësisë së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka dërguar një letër ministres serbe të drejtësisë, Maja Popoviq, ku kërkon transferimin e qytetarëve kosovarë të burgosur në burgjet e Serbisë në Kosovë për t’u gjykuar në mënyrë të drejtë dhe të paanshme.

Haxhiu, në një postim në platformën X, ka identifikuar qytetarët Nezir Mehmetaj, Hasan Dakaj, Sadik Duraku dhe Tefik Mustafa si persona të mbajtur në burgjet serbe.

Lexo më shumë  Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

“Javën e kaluar kam kërkuar nga ministrja serbe e drejtësisë që të transferohen qytetarët tanë që mbahen në burgjet serbe. Nezir Mehmetaj, Hasan Dakaj, Sadik Duraku dhe Tefik Mustafa duhet të kthehen në Kosovë për një gjykim të drejtë dhe të paanshëm nga autoritetet”, ka shkruar Haxhiu.

Në letër, Haxhiu është referuar edhe në marrëveshjen bazike për normalizimin e marrëdhënieve mes dy shteteve, duke theksuar nevojën për respektimin e të drejtave të të burgosurve dhe përmbushjen e angazhimeve ndërkombëtare.

Ndryshe, disa prej kosovarëve të arrestuar po qëndrojnë tash e disa vite në burgjet e Serbisë.

Lexo më shumë  Maqedonci e Jashari në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Kanada
YouTube player