KryesoreLajme

Haxhiu e Vitia për nder të Ditës së Gruas vizituan Klinikën e Gjinekologjisë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia kanë vizituar Klinikën e Gjinekologjisë.

Haxhiu ka thënë se në këtë klinikë çdo ditë gratë sjellin në jetë vajza e djem.

Ndërkohë, ajo ka uruar stafin për punën e palodhshme dhe nënat lehona të shtrira në këtë klinikë.

Lexo më shumë  Rama në Izrael me avionin privat të sekuestruar nga ish-miliarderi i kriptovalutave

“Ditën e sotme e nisëm bashkë me Ministrin Vitia, në vizitë në Klinikën e Gjinekokogjisë, aty ku çdo ditë, gratë sjellin në jetë vajza e djem. Uruam stafin për punën e palodhshme dhe nënat lehona të shtrira në këtë klinikë. Qeveria jonë ka në fokus mbështetjen e grave andaj angazhohemi çdo ditë për barazi, fuqizim ekonomik e shoqëror. Urime 8 Marsi të gjitha grave!”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

Lexo më shumë  Protesta 3-ditore për resortin në Rrjoll të Velipojës, banorët paraqiten në dyert e SPAK: Kërkojmë pronat tona

Rruga Press

YouTube player