KryesoreLajme

Haxhiu e dekoron Rexhep Qosjen pas vdekjes me titullin “Nderi i Republikës së Kosovës”

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu ka njoftuar se e ka dekoruar pas vdekjes akademik Rexhep Qosjen me titullin Nderi i Republikës së Kosovës”.

Haxhiu ka thënë se ky titull është shenjë mirënjohjeje për një jetë të tërë në shërbim të dijes, lirisë dhe dinjitetit kombëtar.

Postimi i plotë:

Lexo më shumë  VV në Prishtinë: LDK e Përparim Ramës u bë bashkë me PDK-në e Uran Ismailit, tinëzisht

Me nderim të thellë, e kam dekoruar pas vdekjes akademik Rexhep Qosjen me titullin “Nderi i Republikës së Kosovës”.

Rexhep Qosja ishte një nga figurat më të rëndësishme të letërsisë, shkencës dhe mendimit shqiptar. Me veprën e tij të gjerë, me qëndrimin e tij publik dhe me përkushtimin ndaj çështjeve të mëdha të kombit, ai la gjurmë të thella në kulturën shqiptare dhe në vetëdijen tonë kombëtare.

Lexo më shumë  SHBA njeh AKA-në si autoritet akreditues, Haxhiu e cilëson këtë një arritje të madhe për arsimin e lartë

Ky titull është shenjë mirënjohjeje për një jetë të tërë në shërbim të dijes, lirisë dhe dinjitetit kombëtar.

I përjetshëm qoftë kujtimi për të.

YouTube player