KryesoreLajme

Haxhiu dekreton ligjet që u miratuan në seancat e fundit, përfshirë edhe të Bordit të Paqes

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se ka dekretuar shpalljen e disa ligjeve që, sipas saj, kanë rëndësi të veçantë për qytetarët dhe për Republikën e Kosovës.

Ajo njoftoi se ka dekretuar edhe ligjin për ratifikimin e marrëveshjes për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Bordin e Paqes, ligjin për organizimin e Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030, si dhe ligje që lidhen me marrëveshje financiare me Bashkimi Evropian dhe Agjencinë Franceze për Zhvillim.

Lexo më shumë  Kurti priti në takim dy kongresistët amerikanë, diskutuan për NATO-n dhe sigurinë

Ajo ka dekretuar edhe ligjet që lidhen me jetën e përditshme, me banimin social dhe të përballueshëm, kujdesin shëndetësor, shtetësinë, shërbimet e pagesave, resurset ujore dhe maturën shtetërore.

“Ligjet marrin peshë kur shndërrohen në shërbim për qytetarin dhe në forcim të Republikës”- ka deklaruar Haxhiu.

Krejt këto ligje kaluan në legjislaturën e dhjetë doli të jetë jetëshkurtër.

Kuvendi miratoi marrëveshjen për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes, Lojërat Mesdhetare, sigurimin shëndetësor, atë për provimin e maturës, për shtetësinë dhe të tjerat në seancat e fundit para shpërndarjes së Kuvendit që u mbajtën me datë 23 dhe 24.04.2026.

Lexo më shumë  Zef Morina: U bashkova me LVV-në për interesin kombëtar dhe zhvillimin ekonomik
YouTube player