Lajme

Haxhiu: Arrestohet dhe pezullohet edhe një oficer korrektues për arratisjen nga Qendra e Paraburgimit në Mitrovicë

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se në kuadër të hetimeve për arratisjen nga Qendra e Paraburgimit në Mitrovicë është pezulluar edhe një oficer korrektues, i cili, sipas saj, edhe është arrestuar nga Policia e Kosovës.

Me këtë arrestim, sipas ministres Haxhiu, numri i zyrtarëve të pezulluar arrin në gjashtë: drejtori i Qendrës, një mbikëqyrës i lartë dhe katër zyrtarë korrektues.

Lexo më shumë  Vlorë/ Përmbytjet lënë pas dëme të mëdha, mbi 300 hektarë tokë të shkatërruara dhe bagëti të ngordhura

“Në kuadër të hetimeve për arratisjen nga Qendra e Paraburgimit në Mitrovicë, sot është pezulluar nga puna edhe një oficer korrektues, i cili edhe është arrestuar nga Policia e Kosovës. Me këtë rast, numri i zyrtarëve të pezulluar arrin në gjashtë: drejtori i Qendrës, një mbikëqyrës i lartë dhe katër zyrtarë korrektues”- ka thënë Haxhiu.

Haxhiu ka shkruar se askush nuk është mbi ligjin dhe se çdo shkelje do të trajtohet me vendosmëri, duke garantuar llogaridhënie dhe siguri në të gjitha institucionet korrektuese.

Lexo më shumë  Gjykata i vazhdon paraburgimin Fatmir Shehollit, i arrestuar për spiunazh

Gjorgje Radomiroviq, i dënuar për vrasje, është arratisur më 07.08.2025, nga Qendra e Paraburgimit në veri të Mitrovicës.

Rruga Press

YouTube player