BotaKryesore

Alarmon media në Francë: Vrasësi i qytetarit francez që duhet të ishte në burg i prin tubimeve të Vuçiqit në Serbi ku rrihen qytetarë

Media franceze La Dépêche shkruan rreth protestave të dhunshme që po vijojnë në Serbi, duke dhënë një informacion skandaloz rreth asaj se cilët janë njerëzit që i prijnë grupeve të cilët po rrahin studentët protestues.

“I dënuar për vrasjen e Brice Taton, Đorđe Prelić shfaqet tani në vijën e parë të tubimeve proqeveritare në Serbi. Një prani që duhet të skandalizojë tifozët e Toulouse”, shkruan media franceze.

Lexo më shumë  “Ajo që pamë në Zvërnec na tronditi”/ Qytetarja nga diaspora e Milanos: I kemi dhënë impakt protestës antiqeveritare në Tiranë. Në shtator do të shkojmë në PE

Brice Taton ishte një tifoz francez i Toulouse, i cili u vra në Beograd në vitin 2009 pas një sulmi nga huliganë serbë. Dhe njeriu përgjegjës për vrasjen e tij është pikërisht serbi Đorđe Prelić.

Në radhët e para të kundërprotestës së Vuçiqit gjendet huligani i Partizanit të Beogradit që mori dënimin me 30 vjet burg për vrasjen e francezit 28-vjeçar.

Por në vend të vuajtjes së dënimit, ai sot është nga ata që si mbështetës i Vuçiqit kanë vetëm një rrugë: të rrahin qytetarët protestues serbë.

Lexo më shumë  Të pandalshëm prej 76 ditësh, protestuesit sot sërish kundër qeverisë, kërkohet largimi i Ramës

Rruga Press

YouTube player