Haxhiu akuzon ashpër opozitën: Keni vepruar kundër shtetit, Qeveria Kurti nuk e lejon këtë
Ministria e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka akuzuar ashpër opozitën gjatë një replike nga foltorja e Kuvendit të Kosovës.
Sipas saj, opozita e tanishme sa ishte në pushtet, ka vepruar kundër Republikës së Kosovës.
Por, këtë “nuk e lejon Qeveria Kurti” ka theksuar Haxhiu.
“Sa i përket Radojçiqit, në 2021 në fillim është tërhequr urdhër-arresti, tash Radojçiqi është në listë të Interpolit, pra me juve është tërheqë por tash është në listë të Interpolit.
Sa i përket veriut, ju po harroni që veriun e keni quajtur dhuratë të Rankoviqit. Po harroni që keni amnistuar struktura kriminale, me ligjin për animisti, shumë po i harroni shpejt, veprimet e juaja. Ju po harroni që i keni lejuar zgjedhjet e Serbisë në territorin e RKS-së. I keni leju tagrat ilegale. E keni leju edhe dinarin. Por s’ka më qysh keni vepruar ju. Ashtu është me vepruar kundër shtetit tënd. Nuk lejon Qeveria Kurti kështu”, ka thënë Haxhiu.
Rruga Press