KryesoreLajme

Hasani: Anëtarësimi i Kosovës në NATO, prioritet! S’ka më ushtri pranë kufirit të fqinjit, lojë qesharake e Serbisë

Me mesazh të qartë si besnik dhe aleat i përjetshëm i Kosovës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë Igli Hasani ka zhvilluar sot një takim në Kosovë në kuadër të turit të tij tre ditor në Rajon. Ministri i Jashtëm i Shqipërisë foli qartë për prioritetet kryesore të Shqipërisë në politikën e Jashtme, që në thelb kishte anëtarësimin e Kosovës në NATO.

Hasani siguroi se Shqipëria, si aleate e përjetshme e Kosovës ndjek me shumë vëmendje të gjitha zhvillimet në Rajon ndërsa shtoi se bashkëpunimi i dy vendeve mbetet i frytshëm për të siguruar paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

“Liberalizimi i vizave është hap tepër pozitiv për Kosovën dhe rajonin. Qëllimi i turit rajonal është ndarja e ideve mbi punën që duhet të bëjmë për të mirën e rajonit. Rajoni sot është më i kërcënuar sesa në çdo moment tjetër gjatë dekadës së fundit. Bashkëpunimi për të ardhmen e rajonit, Shqipëria e Kosova në zemër të kësaj përpjekje. Anëtarësimi i Kosovës në NATO, një nga prioritetet e kryesisë shqiptare të Kartës SHBA-Adriatike. Integrimi rajonal në BE është mënyra e vetme për të garantuar paqen e stabilitetin e Ballkanit Perëndimor”, tha ndër të tjera ministri i Jashtëm Igli Hasani.

Një koment e ka patur edhe për Serbinë, lëvizjet e së cilës i sheh si lojëra qesharake dhe metoda të vjetërsuara për t’ju qasur shteteve në kohët që po jetojmë. Ai theksoi se garancia më e madhe për integritetin dhe sovranitetin e Kosovës është padyshim NATO.

“Kosova ka një aleat të përjetshëm, të padiskutueshëm që është Shqipëria. Në çdo moment, në të mirë dhe të keqe, Shqipëria do të jetë këtu pranë Prishtinës dhe shqiptarëve të Kosovës. Ne i ndjekim, me vëmendje zhvillimet në rajon, në Kosovë. Bëjmë thirrje të gjitha aktorëve dhe faktorëve që jetojnë në shekullin 21, nuk i çojnë ushtrisë fqinjit më tek kufiri por askush nuk duhet ta vazhdojë më këtë lojën qesharake sepse garancia më e madhe për integritetin dhe sovranitetin e Kosovës është NATO, ku edhe Shqipëria është pjesë.

Lexo më shumë  Zyrtari i lartë i NATO-s u bën thirrje bizneseve të përgatiten për ‘skenarë lufte’
YouTube player