Lajme

HARTA/ Finalja e “Conference League” paralizon qarkullimin në Tiranë, rrugët që bllokohen të mërkurën

Qarkullimi do të jetë i paralizuar të mërkurën e 25 majit në Tiranë, teksa do të luhet finalja e “Conference League”. Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit kanë marrë masa për mbarëvajtjen e këtij eventi sportiv që zhvillohet në kryeqytetin e Shqipërisë.

Ndërkohë që 25 maji është cilësuar si dita pa makina, sikurse është njoftuar gjatë këtyre ditëve, disa akse do të jenë të bllokuara. Abcnews.al mëson se rrugët ku do lejohet lëvizja është vetëm Unaza e Madhe dhe Rruga e Elbasanit.

Më poshtë harta e rrugëve të bllokuara në Tiranë:

Ndalim qarkullimi:

Rruga e “Durrësit”

Lexo më shumë  Thika para ligjit/ Si e shuajti Rilindja e Ramës skandalin e burrit të ministres Delina Ibrahimajt!

Rruga e “Kavajës”

Rruga “Myslym Shyri”

Rruga “Ibrahim Rugova”

Rruga “Abdi Toptani”

Rruga “Xhorxh W Bush”

Rruga “Abdi Toptani”

Rruga “Ismail Ndroqi”

Rruga “Luigj Gurakuqi”

Rruga e “Dibrës”

Rruga “Urani Pano”

Rruga “Dedë Gjo Luli”

BLV. Zogu i Parë

BLV. Bajram Curri

BLV. Gjergj Fishta

BLV. Zhan D’ark

BLV. Dëshmoret e Kombit

Rruga “Papa Gjon Pali II”

Rruga Leke Dukagjini

Rruga “Faik Konica”

Rruga “Dervish Hima”

Rruga “Asim Zeneli”

Rruga “Ismail Qemali”

Rruga “Mustafa Matohiti”

Rruga “Jul Variboba”

Rruga “Fatmir Haxhiu”

Rruga “Gjergj Filipi”

Rruga “Pjetër Bogdani”

Rruga “Nikolla Tupe”

Lexo më shumë  Kurti: Trashëgimtarët e Millosheviqit në Beograd refuzojnë t’i hapin arkivat për t’i zbuluar lokacionet e varrezave masive

Rruga “Brigada e VIII”

Rruga “Pashko Vasa”

Rruga “Çamëria”

Rruga “Ukraina e Lirë”

Rruga “Abdyl Frashëri”

Rruga “Skerdilajd Llagami”

Sakaq, hyrja në Tiranë do të jetë e pamundur për ata që nuk kanë një biletë për ndeshjen të mërkurën. Të gjitha akset hyrëse në Tiranë do të bllokohen deri në orën 18:00 pasdite.

Po ashtu 25 maji do të jetë ditë pushimi për institucionet publike në Tiranë. Finalja e “Conference League”, do të luhet në “Air Albania” në orën 21:00 mes Romës dhe Feyenoordit të Roterdamit.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *