Uncategorized

Fushata agresive kundër Kosovës, deputetja serbe ia dhuron deputetit gjerman bluzën me hartën e Kosovës, mbuluar me flamurin e Serbisë

Një deputete e Parlamentit të Serbisë, Milica Djurdjeviç, i ka bërë një dhuratë provokuese një prej deputetëve gjermanë gjatë një takimi në Gjermani.

Djurdjeviç gjatë një vizite në Bundestag, ka takuar deputetin gjerman nga partia e esktremit te djathtë, AfD, Tino Chrupalla, si dhe i ka dhuruar atij një bluzë me mbishkrimin “nuk ka dorëzim”, ku harta e Kosovës ishte e mbuluar me flamurin serb.

Lexo më shumë  Kompletohen çiftet e 1/8-tës në Ligën e Kampionëve, shorti dhuron dhe një derbi

Ka qenë vetë deputetja e cila ka ndarë në “X” foto nga takimi me deputetin Chrupalla, ndërsa ka shkruar më tej se “në Gjermani dhe kudo: Kosova është Serbi”.

“Në Gjermani dhe kudo: KOSOVA ËSHTË SERBI! Sot në Berlin në Bundestag pata një takim me kryetarin e Alternativës për Gjermaninë, Tino Chrupalla… AFD e tij është opsioni kryesor sovranist dhe shtetndërtues në Gjermani”, shkruan ajo.

Lexo më shumë  Aksion i policisë në veri – mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike
YouTube player