Bota

Harris sfidon Trumpin: Eja në debat

Zëvendëspresidentja e SHBA-së, Kamala Harris – e cila pritet të jetë kandidatja demokrate për zgjedhjet presidenciale të nëntorit, e ka sfiduar kundërkandidatin Donald Trump me debat publik.

BBC-ja ka raportuar të mërkurën se Harris është shprehur e gatshme që të ketë debat, duke i kërkuar Trumpit “që t’ia thotë në fytyrë nëse ka diçka”.

“Unë jam shumë e qartë se rruga drejt Shtëpisë së Bardhë kalon pikërisht nëpërmjet këtij shteti. Donald, shpresoj ta rimendosh të më takosh në skenën e debatit, pasi siç thuhet, nëse ke diçka për të thënë, ma thuaj në fytyrë”, ka deklaruar ajo në një tubim në Atlanta.

Lexo më shumë  Delegacioni amerikan dhe ai iranian në takime të ndara me kryeministrin e Pakistanit

Harris, që e ka përkrahjen për kandidate nga presidenti Joe Biden, po zhvillon tubime publike me mbështetës nëpër shtete, ndonëse demokratët do të mblidhen në gusht për të vendosur mbi kandidatin e tyre për zgjedhje.

Komentuesit politikë në Shtetet e Bashkuara janë shprehur se Harris do ta ndërrojë situatën “nëse do të ishte kandidate e demokratëve”.

Biden dhe Trump kishin zhvilluar një debat presidencial, por ndaj presidentit aktual pati shumë kritika për qëndrimet dhe mënyrën e të shprehurit. Javë më pas, Bideni tha se heq dorë nga kandidatura “për të mirën e Amerikës”.

Lexo më shumë  Axios: SHBA-ja dhe Libani kërkesë Izraelit të ndalojë sulmet ndaj Hezbollahut

Rruga Press

YouTube player