KryesoreLajme

Haradinaj përmendi autostradat, reagon Durmishi: I kanë mbetë merak, zgjedhjet e reja s’do ta kaloni pragun

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj gjatë fjalimit të tij në Kuvend ka akuzuar Qeverinë Kurti për mos përfundimin e projekteve infrastrukturore, duke përmendur rrugën për Mitrovicë, Gjilan, Pejë e Gjakovë.

E pas kësaj deklarate ka reaguar ushtruesi i detyrës së ministrit në detyrë për Mjedis, Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturë, Hysen Durmishi.

Në një postim në Facebook, Durmishi u shpreh se “I kanë mbetë merak Ramushit puna e autostradave”.

“Aq shumë merak i keni pasur autostradat, sa që prej asaj kohe keni dënime e aktakuza për keqpërdorim e korrupsion. Për Mitrovicë rruga veç po përfundon. Për Pejë i kemi nënshkruar kontratat 150 milion euro më lirë se ç’i kishit planifikuar ju, nga 240 milion, tash po bëhet për më pak se 90 milion euro. Problemet që na i keni lënë ju po e ngadalësojnë rrugën për Gjakovë, por tash do të kryhet me procedura të rregullta ligjore, jo me improvizime dhe abuzime”, ka shkruar Durmishi.

Lexo më shumë  Studentët sot mbajnë protestë kombëtare në orën 12:00, para Ministrisë së Arsimit edhe pedagogët

Madje Durmishi tha se në zgjedhjet e reja AAK nuk do ta kaloj pragun.

“Nuk e votuat qeverinë që kështu do të mbeteshit në opozitë, por megjithatë do të ishit në kuvend. Tash, Kuvendin e Kosovës, mund ta shihni vetëm në TV sepse jeni larg nga pragu”, shkroi Durmishi.

YouTube player