Lajme

Haradinaj – Kurtit pas largimit të Listës Serbe nga institucionet: Ndërprite shkatërrimin e vendit, ose të ndërpresim ne

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, u ka bërë thirrje për qetësi qytetarëve në veri të Kosovës.

Ai ka thënë se është momenti i fundit që kryeministri Albin Kurti të reflektojë.

Bie në sy fakti se Ramush Haradinaj u tregua diplomat ndaj Listës Serbe, pavarësisht se me direktiva të Vuçiqit ata shpallën largim nga institucionet e Kosovës dhe me gjasë do të nxisin trazira, e ndërkohë u tregua “kërcënues” ndaj kryeministrit Kurti, i cili po ushtron sovranitetin e Kosovës në lidhje me vendimin për targat në Republikën e Kosovës.

Lexo më shumë  Hakmarrja e Ballukut? Kush i nxori përgjimet për Carlo Bollinon

Ndërkohë, Haradinaj ka theksuar se qytetarët në veri nuk duhen të bien pre e politikave “të gabuara”. Kjo thirrje vjen pavarësisht se trazirat në veri nuk po i nxisin qytetarët, por Lista Serbe me strukturat e saj paralele kriminale, të cilat po ushtrojnë trysni edhe mbi qytetarët serbë në veri të Kosovës.

“Me këtë rast, ftoj të gjithë qytetarët e Kosovës që jetojnë në veri të vendit, të përmbahen dhe të ruajnë qetësinë, duke mos rënë pre e politikave të gabuara. Kosova është shtet i të gjithëve, e nuk është në favorin e askujt destabilizimi i situatës, përpos atyre që ndjekin agjendat ruse. Sa i përket Kurtit, janë momentet e fundit që të reflektojë dhe të ndërprejë shkatërrimin e vendit, përndryshe do të jemi të detyruar ta ndërpremë ne, me të gjitha mjetet demokratike në dispozicion”, ka shkruar Haradinaj.

Lexo më shumë  Rruga Maliq–Lozhan–Strelcë shfaq dëmtime serioze vetëm pak javë pas inaugurimit

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *