BotaKryesore

Hapja e negociatave për Shqipërinë dhe RMV-në, Biden: Vjen në momentin kur Rusia ka shkatërruar…

Presidenti amerikan, Joe Biden përshëndet hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Shtetet e Bashkuara mirëpresin hapat e rëndësishëm që Bashkimi Evropian po ndërmerr për të çuar përpara integrimin e Ballkanit Perëndimor në komunitetin euroatlantik duke hapur bisedimet e pranimit në BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Në një moment kur Rusia ka shkatërruar paqen në Evropë, është më e rëndësishme se kurrë të mbështesim aspiratën për një Evropë të plotë, të lirë dhe në paqe. Një Ballkan Perëndimor demokratik, i sigurt dhe i begatë mbetet thelbësor për këtë vizion”, njofton administrata Biden në faqen zyrtare.

Lexo më shumë  Kalon në parim Projektligji për Byronë për Konfiskim të Pasurisë së Pajustifikueshme

Më tej theksohet se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të jenë një partner i fortë dhe i besueshëm ndërsa ato vende punojnë për të mbrojtur të drejtat e njeriut, për të forcuar reformat demokratike dhe për të mbështetur sundimin e ligjit.

“Hapat që BE, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë ndërmarrë ditët e fundit duhet të frymëzojnë të gjithë aspirantët e BE-së në rajon për të rritur angazhimin e tyre për forcimin e demokracive të tyre”, thuhet në reagim.

Këtë të martë në Bruksel u zhvillua Konferenca e parë Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian.

Hapja e negociatave do të thotë një proces teknik që do të nisë me kontrollin e plotë të administratës shtetërore shqiptare dhe të gjithë legjislacionit shqiptar që të përafrohet me legjislacionin e Bashkimit Europian.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *