KryesoreLajme

Hapja e negociatave/ A do bllokojë Greqia procesin e Shqipërisë?

Ditën e sotme, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miratoi me 68 vota propozimin francez. Ky propozim vendos në kompromis 7 pikësh Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë për heqjen e vetos bullgare me qëllim hapjen e negociatave mes BE-së dhe Maqedonisë së Veriut.

Shqipëria u gjend e ngecur në këtë mes, për shkak se ishte grupuar me RMV-në dhe procesi do hapej për të dy vendet njëkohësisht, e bllokada Bullgare ndaj RMV-së solli dhe bllokadë për Shqipërinë.

Lexo më shumë  Testimi i dronit “Skifteri” është bërë jashtë Kosovës, Aliu thotë se goditja ishte reale e jo AI

Por, a do të thotë kompromisi RMV-Bullgari hapje negociatash për Shqipërinë?

Themeluesi i medias DTT-NET me seli në Bruksel, Ekrem Krasniqi, shkruan në Twitter se Shqipëria duhet të arrij tashmë një marrëveshje me Greqinë mbi kufirin detar në detin Jon.

“Hapja e negociatave Shqipëri-BE u çbllokua gjitashtu, falë votimin në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, por do duhet të arrijë një marrëveshje me Greqia në mbi mosmarrëveshjen e kufirit që të shmangë një bllokatë nga Athina”, shkruan Krasniqi.

Lexo më shumë  Vjedhja e votës si taktikë politike dhe kurthi i bllokimit institucional

Mbetet të shohim në ditët në vijim nëse Greqia nuk do bëhet pengesë, apo nëse do shfrytëzojë mundësinë për të vendosur veto dhe dëshirën e Ramës për të dhënë det, që të ndërhyjë në ujërat territoriale shqiptare.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *