Lajme

Deklarata absurde/ BE pritet të çelë negociatat, Rama falenderon veten, Lindën dhe fëmijët

Deklaratë komplet absurde ajo e Edi Ramës pas vendimit të Parlamentit të Maqedonisë së Veriut që pranoi propozimin francez, për të zgjidhur konfliktin me Bullgarinë. 

Ky vendim parashihet si mundësi për Brukselin që të çelë negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Nga viti 2018 e gjer sot Edi Rama i ka festuar 4 herë negociatat me BE, duke çelur edhe shampanjën madje. 

Por sot kryeministri përveç fjalëve inkurajuese dhe vetëvlerësimeve të tipit që “ia dolëm”, “ia arritëm”, “shpëtuam nga pengmarrja”, “e meritojmë”, falenderoi edhe familjen e tij. 

Lexo më shumë  “Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Absurde por e vërtetë. 

Ja çfarë shkruan kryeministri:

“Faleminderit në fund, por jo për nga rëndësia, edhe Lindës e fëmijëve, që mbajnë në këtë rrugë barrën e një sakrifice të mundimshme, të cilën veç ata e askush tjetër mund ta kuptojnë dot se çfarë halli është. Për hajër”. 

Rama flet për vendin si të ishte pronë e tij, njësoj siç flet për shtëpinë në Surrel apo familjen e tij. Dhe jo pa qëllim, sepse Rama e di shtetin dhe qeverinë oborr familjar, që mund të bëjë dhe sillet me të sipas tekave të momentit. 

Lexo më shumë  Dita kombëtare e të zhdukurve, Osmani: Pas anëtarësimit në KiE, familjarët e të pagjeturve do të mund të padisin Serbinë

Në 32 vite pluralizëm politik, zor se mund të gjejmë një qeveri dhe një kryeministër që është investuar dhe investohet për ta larguar Shqipërinë nga rruga e integrimit, sa kjo që po drejton vendin.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *