KryesoreLajme

Hapet sot Muzeu i Fëmijëve të Luftës

Muzeu i Fëmijëve të Luftës do të hapet sot në Prishtinë. Nisma i është dedikuar për ruajtjen e kujtimeve të fëmijërisë gjatë luftës në Kosovë dhe për të siguruar që përvojat personale të luftës të mos harrohen.

Muezu do hapet duke filluar nga ora 18:00 në zyrat e YIHR-KS, ndërsa do të përfshijë sende personale, video-dëshmi dhe eksponate të kuruara, që sipas njoftimit theksojnë përvojat e fëmijëve gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Ky muze do të shërbejë si një vend memorializimi që do të nxisë kureshtjen kritike, empatinë dhe dëshirën për liri, drejtësi dhe pajtim.

Lexo më shumë  ​Ndërron jetë Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

Rruga Press

YouTube player