Hapet rruga e Arbrit, thirrje për kujdes të shtuar
Rruga e Arbrit është hapur për qarkullim dhe kalimi mund të kryhet normalisht pavarësisht motit të keq. Kompania që kujdeset për rrugën apelon shoferët që të jenë të kujdesshëm gjatë udhëtimit natën dhe në orët e para të mëngjesit për shkak se ngricat do të jenë prezente.
“Gjatë natës reshjet kanë pushuar, mjetet borëpastruese në terren kanë punuar me shpërndarjen e kripës për të shmangur ngricat dhe zgjerimin e aksit nga bora. Tashmë Rruga e Arbrit është e hapur për përdoruesit e mjeteve dhe qarkullimi mund të kryhet normalisht. Drejtuesit e mjeteve duhet të bëjnë kujdes gjatë udhëtimit natën dhe në orët e para të mëngjesit, të respektojnë sinjalistikën të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me goma dimërore”, thuhet në njoftim.
Rruga Press