BallinaKuriozitete

Hapet pishina më e thellë në botë, 45 metër nën tokë, kosto mbi 10 milionë $ dhe ndodhet në Poloni

Pishina më e thellë në botë është hapur në Poloni. Tashmë polumbarët apo të apasionuarit e sportit Scuba-Diving nuk kanë nevojë për det e oqean, por një mundësi ndryshe ia jep pishina në qytetin e vogël polak të Mszczonow, 30 milje nga kryeqyteti Varshava.

Po ashtu pishina është 45 metër e thellë, me një vrimë që të çon në pikën më të thellë të saj dhe me arkitekturë artificiale për të dhënë përshtypjen e oqeanit.

Projekti kushtoi 10.6 milionë euro por tashmë kjo pishinë ka hyrë në histori si më e thella në botë. Duket se jo për shumë gjatë. Në vitin 2021 një pishinë në Britaninë e Madhe pritet t’i marrë stafetën pasi do të jetë 50 metra e thellë.

YouTube player

YouTube player