KryesoreLajme

Hapet një kompani e sigurimeve në veri të Mitrovicës

Ministri i MAPL-së, Elbert Krasniqi ka thënë se sot është bërë hapja e një kompanie të sigurimeve në veri të Mitrovicës.

Krasniqi këtë e bëri të ditur përmes një postimi në rrjetin social në Facebook duke shkruar se ky biznes dhe shumë të tjera që po hapen në veri të vendit po ofrojnë shumë shërbime dhe mundësi të hapje të vendeve të reja të punës.

Lexo më shumë  Murati: Gjithsej 3.6 miliardë euro do të jenë në dispozicion për mbështetje të punëtorëve, familjeve, bizneseve, e sektorëve të tjerë strategjikë

“Kënaqësi të marr pjesë në hapjen e pikës së re të Kompanisë së sigurimeve ‘Eurosig’, në veri të Mitrovicës. Ky biznes dhe shumë biznese të tjera të cilat po hapen në veri të vendit, po ofrojnë shumë shërbime të munguara për qytetarët dhe po krijojnë vende të reja të punës”, ka shkruar Krasniqi.

Ndërkaq, në këtë hapje ka marrë pjesë edhe kryetari i Komunës së veriut të Mitrovicës, Erden Atiq.

Lexo më shumë  Aksion policor sërish në veri të Mitrovicës, gjenden armë dhe municion në kulmin e një ndërtese

Ndryshe, disa kompani vendore janë duke e zhvilluar veprimtarinë e tyre në veri, si markete, kafiteri, pastiçeri e restorante.

YouTube player