Lajme

Hapet ekspozita në Prishtinë në kujtim të mbi 1600 të pagjeturve në Kosovë

YouTube player

“Më i mirë ish varri, sesa mos me ditë”, kjo është ekspozita që u hap dje në Prishtinë në kujtim të mbi 1600 të pagjeturve në Kosovë.

Këta gurë simbolizojnë varret, e të pagjeturve, ndërsa këto orë digjitale tregojnë kohën që kur mbi 1600 persona, emrat e të cilëve janë ngjitur në mur, u zhduken e fati i tyre nuk dihet ende as pas 21 vjeteve.

Ekspozita u çel nga Driton Selmani me kuratore Blerta Hoçia.

Lexo më shumë  Kurti: Projektligji për Çmimet Tavan eviton keqpërdorimet në emër të krizave të vazhdueshme dhe rritjen apo fryrjen artificiale të çmimeve

Vetë autori Selmani tregoi qëllimin që ka pasur kjo ekspozitë që nga ideja e deri te finalizimi.

“Ekspozita ka shumë shtresa të kompleksititeti të sjelljes njerëzore. Është një perde e hapur mbi plagën që po djeg shumë zemra, shumë shpirtra”, u shpreh Selmani.

Ndërsa, Dardan Hoti, koordinator i projekteve hulumtuese në Fondin për të Drejtën Humanitare, tregoi se përveç ekspozitës janë duke realizuar edhe një hulumtim përmes, të cilit do të mundohen të hedhin sa më shumë drita rreth procesit për gjetjen e të zhdukurve dhe fatin e tyre.

Lexo më shumë  “40% e punëtorëve kanë ikur” - Banka e Shqipërisë: Emigrimi godet ekonominë dhe rrit presionin në inflacion

Titulli i ekspozitës është një fragment nga biseda me Kumrije Jahmurataj, një nga familjarët e shumtë që presin zbardhjen e fatit për më të dashurit e tyre.

Ajo do qëndrojë e hapur deri me 31 janar të vitit të ardhshëm.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *