KryesoreLajme

Hapet banka e parë vendore në Leposaviq, merr pjesë kryeministri Kurti: Uron qytetarët për hapjen e degës së Bankës Ekonomike

Në qytetin e Leposaviqit u hap banka e parë vendore. Në ceremoninë e hapjes mori pjesë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke theksuar rëndësinë e këtij zhvillimi për sektorin financiar në rajon.

Kujtojmë se më 14 nëntor të këtij viti, në veriun e Mitrovicës, u hap “Banka Ekonomike”, e cila ishte banka e parë vendore që filloi operimin në këtë rajon. Po ashtu, më 19 dhjetor, u hap banka e dytë vendore, “Banka Private e Biznesit”, gjithashtu në Mitrovicën Veriore, në një ceremoni modeste.

Vlen të theksohet se në fillim të këtij viti, Banka Qendrore e Kosovës, si një nga institucionet e pavarura financiare, bazuar në Kushtëtutën e Kosovës e cila si valutë legale dhe zyrtare e njeh vetëm euron, mori vendim për ndalimin e operimit në institucionet financiare të Kosovës valuta të tjera, përfshirë këtu edhe dinarin.

Lexo më shumë  Haxhiu ndan detaje nga takimi me Whitaker

Kurti ka publikuar disa pamje nga ceremonia, ku edhe ka uruar qytetarët për hapjen e bankës.

“Mbi 300 biznese janë hapur dhe afër 500 qytetarë nga komuniteti serb janë punësuar në veri të Kosovës gjatë vitit 2024. Sot, Banka Ekonomike e hapi degën e 33-të të saj në Kosovë, kësaj radhe në Leposaviq, duke ofruar shërbime moderne për biznese dhe qytetarë, e të cilat i ofron edhe në secilën pikë tjetër në Kosovë, vetëm se këtu tash me pajisje të reja të teknologjisë së fundit. Banka aktualisht ka pesë punëtorë, tre serbë e dy shqiptarë”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Lexo më shumë  Gazeta zvicerane: Ja si pastrohen milionat e mafies së kokainës në Tiranë

Tutje, ai ka shkruar “Urime qytetarëve të Leposaviqit dhe punë të mbarë”.

Rruga Press

YouTube player