Lajme

Hapësirat publike, si po zaptohen nga ndërtuesit dhe bizneset/ Raporti i KLSH evidenton shkeljet lidhur me parkimet

Tirana është një nga qytetet që vuan më shumë lidhur me parkimin e automjeteve, që duket se është kthyer në një gangrenë, që vështirë se do të mund të gjejë zgjidhje për vite me rradhë. Kjo jo vetëm për shkak të fluksit të lartë të makinave që janë në qarkullim, por edhe të mungesës së hapësirave.

Në raportin e KLSH-së evidentohen problemet, që nisin që nga mbivendosja e kompetencave mes Policisë Bashkiake dhe Tirana Parking, të dy këto nën varësinë e Bashkisë së Tiranës së drejtuar prej 2015-ës nga Erion Veliaj.

Lexo më shumë  MPJD-ja ia refuzon kërkesën patriarkut Profirie për të vizituar Patriarkanën e Pejës

Ajo që evidentohet është fakti se hapësirat publike zaptohen nga bizneset, apo kompanitë e ndërtimit,

KLSH në auditimin e realizuar në vitet 2018 – 2020 nënvizoi se për banorët e lagjeve nuk ka hapësira. Sipas auditimit në kryeqytet janë 250 mijë makina, me vetëm 24.000 vende parkimi.

Nga 18 raste të konstatuara vetëm 2 investitorë kanë paraqitur dokumentacionin për njoftim të kryerjes së punimeve dhe zaptim të vendeve të parkimit. Një tjetër shqetësim i zbardhur në dokumentin e KLSH lidhet me pagesën për parkingjet. Që prej vitit 2018 ajo bëhet vetëm duke dërguar një SMS me targën e automjetit dhe zonën përkatëse.

Lexo më shumë  Dënohen dhe dëbohen dy rusët e ndaluar në veri të Kosovës

Por në rast se qytetari nuk ka kredit të mjaftueshëm nuk mund të rezervojë një vend. KLSH konstaton se Bashkia dhe operatorët telefonikë nuk kanë marrë asnjë masë në rast se ndërpritet sinjali pavarësisht ankesave të qytetarëve.

Nga panorama që ofron Tirana, por edhe raporti auditues, duket se në rastin e lejeve të ndërtimit, nuk respektohet hapësira që duhet të përmbushin ndërtuesit për vendet e parkimit, çka duket se shton edhe më shumë kaosin në kryeqytet.

Rruga Press

YouTube player
Lajme

Hapësirat publike, si po zaptohen nga ndërtuesit dhe bizneset/ Raporti i KLSH evidenton shkeljet lidhur me parkimet

Tirana është një nga qytetet që vuan më shumë lidhur me parkimin e automjeteve, që duket se është kthyer në një gangrenë, që vështirë se do të mund të gjejë zgjidhje për vite me rradhë. Kjo jo vetëm për shkak të fluksit të lartë të makinave që janë në qarkullim, por edhe të mungesës së hapësirave.

Në raportin e KLSH-së evidentohen problemet, që nisin që nga mbivendosja e kompetencave mes Policisë Bashkiake dhe Tirana Parking, të dy këto nën varësinë e Bashkisë së Tiranës së drejtuar prej 2015-ës nga Erion Veliaj.

Lexo më shumë  USAID dhe Universiteti i Iowa-s ndihmojnë studentët e Kosovës të përgatiten për tregun e teknologjisë informative

Ajo që evidentohet është fakti se hapësirat publike zaptohen nga bizneset, apo kompanitë e ndërtimit,

KLSH në auditimin e realizuar në vitet 2018 – 2020 nënvizoi se për banorët e lagjeve nuk ka hapësira. Sipas auditimit në kryeqytet janë 250 mijë makina, me vetëm 24.000 vende parkimi.

Nga 18 raste të konstatuara vetëm 2 investitorë kanë paraqitur dokumentacionin për njoftim të kryerjes së punimeve dhe zaptim të vendeve të parkimit. Një tjetër shqetësim i zbardhur në dokumentin e KLSH lidhet me pagesën për parkingjet. Që prej vitit 2018 ajo bëhet vetëm duke dërguar një SMS me targën e automjetit dhe zonën përkatëse.

Lexo më shumë  Osmani falënderuese ndaj USAID-it dhe Universitetit e Iowa-s për kontributin ndaj të rinjve në Kosovë

Por në rast se qytetari nuk ka kredit të mjaftueshëm nuk mund të rezervojë një vend. KLSH konstaton se Bashkia dhe operatorët telefonikë nuk kanë marrë asnjë masë në rast se ndërpritet sinjali pavarësisht ankesave të qytetarëve.

Nga panorama që ofron Tirana, por edhe raporti auditues, duket se në rastin e lejeve të ndërtimit, nuk respektohet hapësira që duhet të përmbushin ndërtuesit për vendet e parkimit, çka duket se shton edhe më shumë kaosin në kryeqytet.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *